Telegrafi

Nicole shfaqet me të bardha dhe transparente, përgënjeshtron spekulimet për ndarje nga i dashuri (Foto)

Nicole Scherzinger dhe i dashuri i saj tenist, Grigor Dimitrov, vazhdojnë të freskohen në ujërat e Mesdheut në këto ditë të nxehta.

E për të reduktuar vapën, këngëtarja 39-vjeçare zgjodhi në një monokini të bardhë dhe transparent, transmeton TCH.

Nicole di të tërheqë vëmendje

Në fotografitë e shpërndara nëpër internet, çifti Nicole dhe Dimitrov shfaqen më të lumtur se kurrë.

Këngëtarja ka forma për t’u admiruar

Ata i kanë hedhur poshtë thashethemet që qarkulluan në mediat rozë për një krizë mes tyre.