Ajo ka kaluar javët e fundit duke shijuar jetën në plazhet Turk dhe Caikos.
Dhe Nicole Scherzinger dukej se ishte në elementin e saj ndërsa u lajmërua në Instagram të martën për të publikuar disa fotografi nga pushimet luksoze.
Ish-anëtarja e “Pussycat Doll”, 42 vjeçe, tregoi fizikun e saj të pabesueshëm në bikini të vogla me rripa të purpurt ndërsa pozonte në rërë, shkruan DailyMail.
Nicole shfaqi pjesën e pasme të saj në një palë bikini, që vinin mjaft mirë në pah fizikun e saj.
Këngëtarja dukej pa grim ndërsa nxirrte në pah tiparet e saj mahnitëse.
Këto paraqitje të saj vijnë pasi Nicole ndau me ndjekësit disa fotografi mahnitëse nga largimi i saj idilik në Turk dhe Caicos të dielën.
Në një fotografi të publikuar pak ditë më parë, Schezinger shkroi: “Me gjithë forcën time! Vrapimi drejt këtij viti të ri, kapitull i ri me një besim të ri, një luftë të re!”.
Nicole po shijon udhëtimin e saj me të dashurin Thom Evans, 35 vjeç, dhe të shtunën, çifti shijuan një udhëtim me biçikletë në vendin ku ata po shijojnë pushimet. /Telegrafi/