Nicole Scherzinger nxori në pah figurën e saj trupore me një palë rroba banje të bardha teksa po shijonte diellin e ngrohtë të verës.
Këngëtarja e cila ndodhet me pushime në Austri ka pozuar në gjirin e bukur blu, ndërsa lundronte me varkë, shkruan The Sun.
Përveçse ka aftësi mbresëlënëse balancuese, ajo gjithashtu mund të kryejë një zhytje mesatare – të cilën ajo e dokumentoi përmes pamjeve në rrjetet sociale.
Fansat u mblodhën në seksionin e komenteve për të lavdëruar bukuroshen, me një që e quajti atë “mbretëreshë”.
Nicole i la të lirshme flokët e saj të gjatë me kaçurrela të buta dhe pavarësisht se ishte në ujë, ajo kishte vendosur buzëkuq në buzët e saj.
Kjo nuk është hera e parë që ajo vesh këto rroba banje kaq të guximshme.
Muajin e kaluar, ish-këngëtarja e grupit Pussycat Dolls pozoi pranë një pishine, duke treguar këmbët e saj të gjata.
Këngëtarja e hitit “When I Grow Up” shkroi në mbishkrimin e postimit: “Rrëshqitni me shpejtësi [shigjetën majtas] për të më parë mua të vërtetë në dy imazhet e fundit”.
Por disa nga ndjekësit e saj u tërbuan nga postimi, duke i kujtuar Nicole se vendlindja e saj Hawaii po përjetonte zjarre vdekjeprurëse.
Zjarret në Maui shkatërruan 2,100 hektarë tokë dhe tejkaluan zjarrin e kampit të Kalifornisë në vitin 2018 si zjarri më vdekjeprurës në historinë e ShBA-së.
Një person komentoi në fotografitë provokuese të Nicole: “Maui në zjarr, por ti këtu je gjysmë lakuriq në jetën tënde magjepsëse. Në rregull”.
Dikush tjetër tha: “Koha për të ndaluar dhe për të mbështetur Hawaiin, na tregoni se po bëni diçka në vend që të postoni fotografi me bikini”. /Telegrafi/