Telegrafi

Nicole Scherzinger uron ditëlindjen e të dashurit duke kënduar, kalojnë festën të izoluar

I dashuri i këngëtares Nicole Scherzinger, Thom Evans,  feston ditëlindjen e tij të 35- të. Pasi ata janë të izoluar, Nicole gjeti mënyrën ideale për të festuar ditëlindjen e tij, dukë kënduar së bashku në rrjetin social Instagram, shkruan Daily Mail.

Çifti kishin ndarë videon me ndjekësit e tyre teksa shikonin me admirim njëri-tjetrin, ndërsa kënduan këngën e Shania Twain, “You Are Still The One”.

Ndërsa arritën deri në fund të këngës, Nicole u përkul për një puthje duke i thënë Evansit: “Gëzuar ditëlindjen i dashur”‘.

Në një mbishkrim, ajo shpjegoi se ylli i ragbit dëshironte të këndonte diçka për të shënuar ditëlindjen e tij, pasi ata do ta kalonin festën të mbyllur.

Ajo shkroi: “Për ditëlindjen e Thom ai dëshironte të këndonte dhe të përhapte dashuri për të gjithë gjatë kësaj kohe. Gëzuar ditëlindjen i dashur”.

Videoja argëtuese vjen pasi Nicole dhe Thom ishin parë në Londër të shtunën pavarësisht bllokimit të Mbretërisë së Bashkuar për shkak të pandemisë coronavirus. /Telegrafi/