Nicole Scherzinger është njëra nga këngëtaret amerikane që gjithmonë ka qenë aktive në industrinë muzikore.
Në kohë të pandemisë, ajo ka qenë e izoluar me të dashurin e saj në, ndërsa ka ndarë disa momente me fansat e saj, shkruan Daily Mail.
Ditën e djeshme (e diel), këngëtarja i ka argëtuar ndjekësit e saj përmes disa parukave shumëngjyrëshe gjatë izolimit në Los Angeles.
Duke dëgjuar njërën nga këngët e Doja Cat, 41 vjeçarja u përpoq të ngjiste paruket me ngjyrë rozë, të bardhë dhe vjollcë.
Ndërsa paruket e saj zunë në qendër të skenës, Nicole gjithashtu shfrytëzoi rastin për të shfaqur flokët e saj natyralë.
Ylli amerikan aktualisht po respekton udhëzimet për distancën sociale duke u izoluar në shtëpinë e saj në Los Angeles me të dashurin Thom Evans. /Telegrafi/