Këngëtarja e njohur, Nicole Scherzinger, është tejet aktive sa i përket anës sportive.
Gjatë kësaj fundjave ajo është parë në një park në Los Angeles, teksa kishte shfrytëzuar rastin të stërvitet, shkruan Mirror.
42-vjeçarja është shfaqur duke bërë zgjatje, ndërsa lëvizjet e saj që i theksonin linjat trupore kanë qenë për t’u admiruar.
Veshja i saj ishte mjaft sportive, ndërsa shihej pa makijazh dhe me flokë të kapura lart kokës.
Zeshkania ka qenë nën shoqërinë e të dashurit të saj, Thom Evans, të cilët shihen mjaft shpesh së bashku.
Kujtojmë se javën e kaluar çifti kanë festuar një-vjetorin e romancës së tyre. /Telegrafi/