Telegrafi

Nicole Scherzinger tregon fizikun e saj përmes stërvitjeve në palestër

Nicole Scherzinger (Foto: DailyMail)

Ata kanë qenë duke ndarë imazhe të ndryshme nga stërvitjet që po bëjnë së bashku.

Kështu, Nicole Scherzinger dhe i dashuri i saj Thom Evans, janë siguruar edhe gjatë pandemisë coronavirus të jenë në formë, shkruan Daily Mail.

Në rrjete sociale, Nicole po publikon në mënyrë të vazhdueshme një pjesë të ditës ku ajo kryesisht merret me fizike.

42-vjeçarja në një postim të fundit ka shfaqur fizikun e saj të formësuar, ndërsa stërvitej me të dashurin e saj.

Ajo shihej me veshje sportive, kryesisht me ngjyrë të zezë dhe vjollcë, kurse tek Thom dominonte më shumë e zeza.

Vlen të përmendet se dyshja janë në lidhje për më pak se një vit, por që kanë plane afatgjate së bashku.

Thuhet se Nicole dhe Thom janë duke planifikuar të bëhen prindër, për të cilën asnjëri nga ta nuk është prononcuar ende. /Telegrafi/