Ajo ka kaluar kohë duke shkëmbyer video vallëzimi me të dashurin e saj, Thom Evans, ndërsa është izoluar në shtëpinë e saj në Los Angeles.
Dhe Nicole Scherzinger, 41-vjeçare, publikoi të martën video të ndryshme gjersa po vallëzonte dhe njëherësh po ushtronte në kushte shtëpie.
Ajo mori vëmendje të madhe në një triko të shkurtër të zezë, përmes të cilës tregoi barkun e sheshtë dhe me një palë tuta po ashtu të zeza.
Vallëzimi nisi me këngën e Nettas “Bassa Sababa”, ku ylli amerikan zgjati këmbët ndërsa u zhvendos në një mbledhje para se të zgjaste krahët.
“Përzierja e stërvitjeve të mia me diçka pak më ndryshe … e ngazëllyer që ju ta shihni atë”, ka shkruar ajo krahas postimit.
Thom kohëve të fundit nuk është shfaqur shumë në videot e Nicole, kjo pasi dyshja në fillim të bllokimit ndanë me fansat video të shumta qesharake nga momentet e tyre të qëndrimit brenda.
Çifti filloi të takohej në fund të vitit të kaluar, pasi punuan së bashku me njëri-tjetrin në “The X Factor”.
Ata u larguan nga Mbretëria e Bashkuar nga aeroporti Gatwick në mars, menjëherë pasi Britania hyri në izolim për shkak të përhapjes së virusit.
Të njëjtit ndajnë kohën e tyre midis shtëpisë së Nicole në Los Angeles dhe kryeqytetit anglez. /Telegrafi/