Telegrafi

Nicole Scherzinger thuhet se është fejuar me të dashurin Thom Evans pas propozimit romantik në Mykonos

Legjenda e “Pussycat Dolls”, Nicole Scherzinger, thuhet se është fejuar me të dashurin Thom Evans.

Këngëtarja, 44-vjeçare, dhe ylli i ragbit, Thom, 37-vjeçar, kanë qenë së bashku për më shumë se dy vjet, që nga takimi i tyre në xhirimet e “X Factor”.

Nicole dhe Thom kanë qenë të pandarë që atëherë, dhe tani duket se dyshja po përgatiten të kalojnë pjesën tjetër të jetës së bashku.

Sipas The Daily Mail, sportisti u ul në gjunjë dhe i propozoi partneres gjatë pushimeve të tyre në ishullin Mykonos.

Një burim që thuhet se ishte një mik i çiftit i tha medias ‘ata po martohen’, duke shtuar se Thom e ka ditur gjithmonë se Nicole ishte ‘e duhura’.

Lexo po ashtu Nicole Scherzinger shijon çaste intime me partnerin e saj Thom Evans gjatë pushimeve në Mykonos

Çifti u takua për herë të parë kur Thom ishte një konkurrent në “X Factor: Celebrity”, ku Nicole ishte në juri së bashku me Simon Cowell dhe Louis Walsh.

Një vit në lidhjen e tyre, Nicole e përshkroi Thom si “burrin e ëndrrave” duke zbuluar se donte të kishte fëmijë me të.

Artistja e famshme shënoi përvjetorin e tyre të parë me një postim të ëmbël në Instagram, duke e falënderuar Evans për kohën së bashku.

“Gëzuar përvjetorin dashuria ime. Kush e dinte se e gjithë bota ime do të ndryshonte një vit më parë. Të dua shumë”. /Telegrafi/