Këngëtarja e njohur, Nicole Scherzinger, është duke kaluar kohë produktive me të dashurin e saj.
Për pothuajse një vit, çifti kanë udhëtuar në vende të ndryshme, duke shijuar në maksimum pushimet e tyre, shkruan Daily Star.
Së fundmi, në një postim në rrjetin social Instagram, 42-vjeçarja ka shpërndarë disa fotografi nga pushimet e tjera.
Ajo u shfaq me bikini, duke mos lënë pa vënë në fokus linjat e mrekullueshme trupore.
Fizikun e formësuar e fokusoi edhe Thom Evans, i cili së bashku me artisten shpesh shfaqen duke u stërvitur.
Derisa po mbajnë të azhurnuar fansat përmes rrjeteve sociale, në rrjet kanë filluar spekulimet se dyshja janë të gatshëm për t’u bërë prindër. /Telegrafi/