Telegrafi

Nicole Scherzinger shijon pushimet romantike me të dashurin e saj në Portugali

Nicole Scherzinger dhe Thom Evans (Foto: Getty Images/Guliver)

Nicole Scherzinger u shfaq në një palë bikini atraktive të bardha, ndërsa shijoi pushimet e saj romantike me të dashurin Thom Evans.

Këngëtarja, e cila u bë 42-vjeçe javën e kaluar, u fotografua duke u hedhur në krahët e partnerit të saj 35-vjeçar.

Një fotografi e dytë tregoi që Nicole ishte duke qëndruar përkrah Thom-it me këmbën e saj të përkulur, gjersa mbajti kapelën lartë.

Nicole Scherzinger dhe Thom Evans (Foto: Instagram)

Nicole ka qenë duke e dokumentuar pjesën më të madhe të udhëtimit të saj në rrjetet sociale dhe të mërkurën, këngëtarja e “Pussycat Dolls” postoi fotografi të vetes në një palë bikini të kuqe me dy pjesë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Nicole Scherzinger

Pozat e tilla ia vunë në pah asetet e formësuara trupore, teksa një Thom pa këmishë mori gjithë vëmendjen me fizikun e tonifikuar.

Nicole Scherzinger dhe Thom Evans (Foto: Instagram)

Çifti duket se kanë çuar marrëdhënien e tyre në një nivel tjetër, pasi ata fluturuan për në Portugali mes pandemisë së coronavirusit për të kaluar ‘Ditën Ndërkombëtare të Babait’ me prindërit e Evans.

Thom ndau një imazh të vetes, i ulur së bashku me prindërit e tij, gjersa Nicole kishte krahët e mbështjellë rreth tij.

Thom Evans dhe familja e tij (Foto: Instagram)

Dyshja ndërkohë u takuan për herë të parë tetorin e kaluar kur ai u bë konkurent në ‘The X Factor’, kurse Scherzinger ishte në juri.

Ylli i rugby tashmë ka takuar prindërit e Nicole Rosemary dhe Alfonso dhe është lidhur mjaft shumë me ta gjatë periudhës së Krishtlindjes. /Telegrafi/

Nicole Scherzinger dhe Thom Evans (Foto: Instagram)