Nicole Scherzinger ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin Good Morning America.
Këngëtarja 46-vjeçare, ndër të tjerash u pyet gjithashtu për vdekjen e papritur të Liam Payne, një javë pasi tragjedia tronditi opinionin.
Ajo tha se iu ‘thye zemra’ kur e kuptoi për vdekjen e yllit të One Direction.
“Liam dhe unë ishim tejet të afërt, sidomos, për faktin që kemi bërë një shou në Netflix. Jam e thyer, jo vetëm për Liamin por edhe për familjen e tij dhe fansat e tij”, deklaroi ajo në emision.
Vdekja e papritur e Liam Payne tronditi të gjithë opinionin të enjten e kaluar.
Artisti i ndjerë thuhet se ra nga ballkoni katit të tretë në një hotel të Argjentinës. Ai raportohet se ishte nën ndikimin e substancave narkotike. Hetimet janë duke vazhduar. /Telegrafi/