Ju ka munguar “The Pussycat Dolls?, A dëshironi që vajzat të rikthehen së bashku?, për këtë këngëtarja Nicole Scherzinger ka një përgjigje.
Gjatë një interviste me E! News ylli amerikan thotë se, “Unë kam dëgjuar edhe për ato thashetheme. Unë nuk mund t’i konfirmoj ato thashethemet”.
“Unë i dua vajzat e mia, më mungon të jem me to, kemi pasur kohën më të mirë së bashku. Por nuk mund të konfirmoj asgjë tani”, shpjegon me tej këngëtarja 41-vjeçare.
Nicole më tutje u shpreh se, “Për shkak se jam aq e zënë, unë po bëj tre shfaqje të ndryshme në tre kontinente të ndryshme”. Plus, ylli është rikthyer në studion e regjistrimit duke punuar në këngë të shkruara vetë dhe duke regjistruar këngë të reja.
Megjithatë, Scherzinger vazhdon se “nuk do të përjashtojë” një ribashkim. Edhe pse ka kaluar ca kohë që kur performuan për herë të fundit së bashku, ajo tha se është si “verë e shkëlqyeshme” që përmirësohet me kohën.
Vlen të ceket se grupi i famshëm amerikan i përbërë nga Nicole Scherzinger, Carmit Bachar, Ashley Roberts, Jessica Sutta, Melody Thornton, dhe Kimberly Wyatt i njohur për hite si ‘Don’t Cha’, ‘Buttons’ dhe ‘Stickwitu’ u nda në vitin 2010. /Telegrafi/