Site icon Telegrafi

Nicole Scherzinger publikon një video me të fejuarin nga pushimet, gjersa tregon me krenari linjat atraktive të trupit

Nicole Scherzinger shfaqi figurën e saj trupore të premten teksa pozoi për një sërë fotografish në një pishinë me të fejuarin e saj Thom Evans.

Këngëtarja e “Pussycat Dolls”, 45 vjeçe, u lajmërua në Instagram për të ndarë me ndjekësit e saj një video, ku shihej e veshur me bikini të kaltra me fije para një sfondi mahnitës të oqeanit.

Barku i saj i tonifikuar dhe linjat atraktive trupore ishin shfaqur plotësisht në dy pjesët e pakta ndërsa ajo zhytej në ujë, shkruan DailyMail.

Nicole i kishte lënë flokët e saj të lagura që të pikonin përsëri në një hark të këndshëm, duke marrë kështu pamjen e një sirene.

Më pas, ajo u afrua me Thom, 38 vjeç, për disa fotografi, me ish-lojtarin e ragbit që mbante veshur një palë mbathje noti të errëta dhe duke e lënë gjoksin e tij të zhveshur të vihej në pah.

Çifti i sapofejuar dukej më i dashuruar se kurrë teksa Thom mbështillte një krah rreth belit të Nicoles.

Muajin e kaluar, Nicole publikoi një fotografi të momentit kur Thom i propozoi asaj martesë gjatë një udhëtimi në ‘Vila Nova de Gaia’ në Portugali.

Ajo shkroi në mbishkrimin e fotografive: “Unë thashë po”.

Fotografitë tregojnë momentin kur Thom propozoi martesë me unazën, dhe ata u përqafuan pasi ajo tha “Po”.

Nicole u takua për herë të parë me ish-lojtarin e ligës së ragbit të ekipit Glasgow Warriors, Thom, kur ajo ishte anëtare e jurisë në spektakli ne famshëm të talenteve, “X Factor” në vitin 2019.

Ajo ka shijuar më parë një lidhje tetëvjeçare, me kampionin e Formula 1, Lewis Hamilton dhe një romancë më të shkurtër me tenistin Grigor Dimitrov.

Ish-të dashurat e Thomit përfshijnë modelen dhe aktoren Kelly Brook. /Telegrafi/

Exit mobile version