Telegrafi

Nicole Scherzinger përshëndet shqiptarët (Video)

Nicole Scherzinger (Getty Images)

Këtë javë është duke u zhvilluar java e modës në New York.

Të pranishme për të ndjekur nga afër këto vente kanë qenë shumë emra të njohur shqiptarë, dhe të huaj.

Edhe blogerja shqiptare, Armina Mevlani ndodhet në New York.

Atje, ajo ka pasur rastin të takohet me emra të njohur të showbizit ndërkombëtar.

Në një video të publikuar në rrjetin social Instagram, Armina shfaqet krah këngëtares së njohur Nicole Scherzinger.

Nicole Scherzinger (Getty Images)

Kjo e fundit dëgjohet në video duke thënë “Përshëndetje Shqipëri”, teksa dhuron edhe një puthje.

Mesa duket, ajo ka qenë e lumtur që ka pasur rastin të takohet me një prej blogereve më të suksesshme në Shqipëri. /Telegrafi/