Ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri, por duket se ka lëvizje në këtë drejtim.
Kështu së paku ka bërë të ditur vet këngëtarja britanike, Nicole Scherzinger, e cila ka publikuar një video të shkurtër.
Në fakt, bëhet fjalë për një reklamë që e ka përgatitur rreth parfumit të saj “Chosen”.
“Chosen është dhurata e duhur për këto Krishtlindje”, ka shkruar ndër të tjerash ish e dashura e futbollistit shqiptar, Pajtim Kasamit
Në videon e promovimit këngëtarja, Nicole Scherzinger, shfaqet më e bukur se kurrë me një fustan i cili nxjerr në pah më së miri format perfekte trupore.
Ndryshe, këngëtarja pritet që të sjell edhe këngë të tjera gjatë vitit 2018. /Telegrafi/