Site icon Telegrafi

Nicole Scherzinger ofron pamje të mrekullueshme nga pushimet, ndërsa shfaqet duke u hedhur në ujë

Nicole Scherzinger (Foto: Instagram/nicolescherzinger)

Ajo është duke shijuar pushimet në bregdet, së bashku me të dashurin Thon Evans.

Bëhet fjalë për këngëtaren e nohur, Nicole Scherzinger, e cila së fundmi është parë tërheqëse në St Lucia, shkruan Daily Mail.

42-vjeçarja përmes rrjetit social Instagram ka ndarë disa imazhe, në të cilat shihet pamja e mrekullueshme para saj.

Bukuroshja zeshkane është shfaqur me bikini të katërta, derisa ka theksuar edhe linjat e rrezitura dhe tonifikuara trupore.

Lexo po ashtu Nicole befason në paraqitjen me bikini, derisa po shijon pushimet në Shën Luçia me të dashurin Thom Evans

Po ashtu, nuk ka munguar as edhe fotografia ku ajo shihet duke u heshur në ujë, ndërsa trupi i saj kishte marrë formën e një ylli.

Pozat me bikini nuk kanë munguar edhe ditë më parë, për të cilat ajo po komentohet në masë të madhe.

Ndërkaq, pushimet ajo është duke i kaluar me Thom, ndërsa flitet se janë duke bërë plane për të qenë prindër. /Telegrafi/

Exit mobile version