Nicole Scherzinger ka kaluar një pushim relaksues në vendlindjen e saj, Hawaii, gjatë një pauze nga angazhimet në Broadway.
Këngëtarja 46-vjeçare ndau në Instagram disa fotografi me bikini të zeza, duke shfaqur trupin e saj të mrekullueshëm pranë oqeanit.
Ajo shkruajti për ndjenjën e mirënjohjes për mundësinë të kalonte kohë me familjen dhe për të rimbushur energjitë, shkruan DailyMail.
Nicole, e cila luan rolin e Norma Desmond në muzikalin “Sunset Boulevard” në Broadway, ndau gjithashtu një mesazh frymëzues duke përmendur forcën dhe elasticitetin e natyrës, duke u lutur për ata që janë prekur nga zjarret në Los Angeles.
Roli i saj në Broadway ka marrë vlerësime të shumta, dhe ajo është lavdëruar për performancën e saj të jashtëzakonshme.
Pas debutimit të suksesshëm, Nicole ka fituar çmime dhe ka tërhequr vëmendjen e audiencës dhe kritikëve.
Pavarësisht suksesit në skenë, Nicole ka përjetuar disa momente të tensionuara në publik, përfshirë reagime pas mbështetjes së saj për Donald Trump, pas shfaqjes në dhjetor. /Telegrafi/