Ajo gjithmonë mahnit me paraqitjet glamuroze në rrjete sociale.
Dhe Nicole Scherzinger bëri të njëjtën gjë në një postim të fundit në Instagram gjatë ditës së djeshme (e diel), shkruan Daily Mail.
42-vjeçarja zgjodhi që të shfaqet në disa imazhe pa rroba, por për të ruajtur modestinë ajo mbajti një peshqir.
Ajo dukej të kishte dalë nga tushi, por Nicole veçse kishte rregulluar flokët dhe kishte vënë makijazh.
Aksesorët assesi nuk munguan as edhe në këtë paraqitje të saj, ndërsa kishte një qafore prej ari.
Vlen të përmendet se bukuroshja është duke kaluar kohë produktive me të dashurin e saj, Thom Evans. /Telegrafi/