Site icon Telegrafi

Nicole Scherzinger me një kostum korse të pazakontë: Elegance në të bardhë

Ajo nuk shfaqet shpesh në publik, por kur i jepet rasti – i ngazëllen të gjithë të pranishmit

Nicole Scherzinger ka dy dekada që është e zëshme dhe vitet që kalojnë vetëm sa i shtojnë rëndësinë, sepse këngëtarja është gjithnjë e më vitale, ndërkohë që performancat e saj nga zhanri pop e zhvendosën fokusin te opera dhe numrat “të rëndë”.

Kjo grua, duket se nuk ka në plan të ndalet. Së fundmi ajo është shfaqur në ngjarjen prestigjioze “GK Man Awards”, ku fitoren e mori Kim Kardashian dhe ka kthyer vëmendjen e të gjithë fotografëve te vogëlsia e saj, transmeton Telegrafi.

E gjitha në të bardhë, ajo zgjodhi pantallonat me prerje të gjerë, një korse dhe një xhaketë bolero, të cilat ishin një kombinim i pazakontë.

Nën këmbët e gjata shiheshin këpucë të zeza.

Dhe si ju pëlqen ky kombinim? Na shkruani në komente.

/Telegrafi/

Exit mobile version