Site icon Telegrafi

Nicole Scherzinger mohon spekulimet e shtatzënisë, publikon fotografi duke bërë akrobacione të ndryshme

Ylli i muzikës pop, Nicole Scherzinger, së fundmi u spekulua se po bëhet nënë për herë të parë.

Kjo pas disa paraqitjeve të saj, të cilat rrëmbyen vëmendje të madhe në tabloidet e huaja e po ashtu edhe në rrjetet sociale.

Megjithatë, ajo ka mohuar këto aludime pasi ditën e sotme (martë) ka ndarë disa fotografi duke bërë joga e akrobacione të ndryshme.

Nicole Scherzinger dhe Thom Evans (Foto: Instagram)

Në njërën nga pozat shfaqet tejet atraktive, teksa mban baraspeshën trupore.

Ylli i “Don’t Cha” ndërkohë në një moment reflektoi mbi veten duke medituar.

Lexo po ashtu Fansat ende hamendësojnë nëse Nicole Scherzinger është shtatzënë

“Unë jam e dashuruar, falënderuese, e guximshme, e bekuar”, shkroi ajo. “Jam e pandalshme, jam zgjuar. E mëshirshme. Unë jam hyjnore, unë jam unë. E hëna motivuese”, vazhdoi Scherzinger.

Anëtarja e “Masked Singer” ka qenë duke shijuar një udhëtim romantik me të dashurin e saj, Thom Evans në Yosemite në Kaliforni.

Ylli i rugby, 35 vjeçar, u ka treguar fansave se bota është bërë më e bukur me prezencën e Nicole.

Ndjekësit spekuluan së këngëtarja mund të jetë shtatzënë pas disa fotografive që publikoi, të cilat më pas u detyrua t’i fshinte për shkak të kritikave.

Nicole Scherzinger dhe Thom Evans (Foto: Instagram)

Nicole u takua për herë të parë me Thom në ‘X Factor’ tetorin e kaluar, dhe që nga ajo kohë dyshja filluan lidhjen e tyre.

Këtë verë, The Sun po ashtu raportoi se çifti po presin fëmijë, por kjo gjë u mohua. /Telegrafi/

Exit mobile version