Telegrafi

Nicole Scherzinger merr vëmendje me dukjen tërheqëse gjatë periudhës së vetë-izolimit

Nicole Scherzinger (Foto: Getty Images/Guliver)

Bota mund të jetë në mbyllje, por dukej se ishte biznes si zakonisht për Nicole Scherzinger ndërsa postoi në Instagram të martën që në mëngjes.

Ylli i “Pussy Cat Dolls” është në mes të një jave të pestë të vetë-karantinës pasi shumë vende i përmbahen politikave të rrepta të distancimit shoqëror në luftën kundër coronavirusit.

Përderisa punojmë nga shtëpia paraqet një mundësi të mirë për shumë njerëz që të rrijnë në pizhame e tyre, megjithëse Nicole kishte ide të tjera teksa po përgatitej për një ditë tjetër në zyrën e saj.

Nicole Scherzinger (Foto: Instagram)

Ndarja e dy fotografive me 4.4 milionë ndjekësit e saj, e paraqiste 41-vjeçaren në një kostum të mahnitshëm ngjyrë jorgovani, në shtëpinë e saj në Los Angeles.

Duke shfaqur një model unik të kësaj veshjeje, dukja me stil shërbeu për të nxjerrë në pah fizikun atletik të Nicole.

Këngëtarja amerikane gjithashtu siguroi që ‘make-up-i’ i saj ishte aplikuar në mënyrë të përsosur dhe zgjodhi me kujdes nuanca më të lehta.

Nicole Scherzinger (Foto: Instagram)

“Dukja në karantinë për sot. Duke punuar nga shtëpia”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë imazheve.

Nicole dhe i dashuri i saj britanik, Thom Evans fluturuan në Los Angeles nga aeroporti Gatwick në muajin mars, menjëherë pasi Britania hyri në izolim për shkak të pandemisë.

Çifti, i cili konfirmoi lidhjen e tyre në vitin 2019 pas takimit në “X Factor” janë duke shijuar tejet shumë kohë së bashku mes Los Angeles dhe kryeqytetit anglez. /Telegrafi/

Nicole Scherzinger dhe Thom Evans (Foto: Instagram)