Spektakli i famshëm i talenteve “X Factor UK”, mbajti javën e tretë të transmetimit të tij televiziv.
Një natë plot surpriza është cilësuar ajo e mbrëmshmja, teksa mbresa te publiku ka lënë performanca e Nicole Scherzinger, e cila bëri hapjen e spektaklit me një kolazh këngësh të saj.
Por, mësohet se këngëtarja është kritikuar nga producenti Simon Cowell se ka shkuar shumë larg me performancën e saj në “X Factor”.
Sipas tij ajo ka neglizhuar provat e spektaklit me talentet e reja, të cilat janë të detyrueshme për të, përdersa është një anëtare jurie, dhe i është përkushtuar më shumë performancës saj nga ana vizuale në skenë.
Por Nicole u përgjigj me mënyrën e saj duke thënë se e ajo e kishte kuptuar se do të këndonte të enjten: “Ti duhet të qetësohesh zotëri, unë e kuptova të enjten që do të performoj”, kishte thënë Nicole.
Përndryshe, interpretimi dhe performanca e këngëtares janë cilësuar si magjike në skenën e “X Factor”. /Telegrafi/
Performanca fantastike e Nicole Scherzinger në mbrëmjen e “X Factor”