Ai është i njohur për pamjen e tij mahnitëse e po ashtu edhe për lidhjet që ka krijuar me disa prej personazheve më të famshme në showbizin ndërkombëtar.
Fjala është për lojtarin e ‘rugby’, Thom Evans, i cili sapo e ka konfirmuar lidhjen me këngëtaren dhe aktoren amerikane, Nicole Scherzinger.
Në ngjarjen më të madhe të filmit “Golden Globes” që u mbajt dje (e diel), ylli i “Poison” bëri një paraqitje publike me partnerin e saj të ri, Thom Evans, me ç’rast konfirmuan romancën e
tyre.
2020-ta duket të jetë një fillim i mbarë për Nicole, ndërsa njoftoi edhe ribashkimin me grupin “Pussycat Dolls”, dhe ato para pak muajsh lansuan dhe performuan “React” në X Factor.
Kohët e fundit, këngëtarja pranoi se ishte “vërtet e mërzitur”, pasi nuk u mor në konsideratë për versionin e filmit të Cats, ku kishte luajtur Grizabella në West End në vitin 2014.
Ajo tha: “Unë thjesht doja të më jepej një mundësi e drejtë – atëherë mund të më heqësh poshtë. Më përplasni në fytyrën time, të paktën, dhe ata nuk e bënë”.
Megjithatë, Scherzinger po kalon një periudhë të re dhe mjaft atraktive si në anën profesionale e po ashtu edhe në atë personale. /Telegrafi/