Telegrafi

Nicole Scherzinger duket glamuroze në imazhet e reja, ndërsa thekson linjat e formësuara

Këngëtarja e njohur, Nicole Scherzinger, është ndër më të dashura për audiencën e gjerë.

Ajo përmes rrjeteve sociale mban të azhurnuar miliona ndjekësit e saj, të cilët e përkrahin në mënyrë të vazhdueshme, shkruan Daily Mail.

42-vjeçarja në një postim të fundit në Instagram, ka mahnitur fansat me disa imazhe ku shihej glamuroze.

Kësaj radhe ajo zgjodhi që në veshje t’i dominonte ngjyra e bardhë, ndërsa në pjesën e krahëve ajo kishte zbukurues metali.

Në disa fotografi të tjera, Nicola padyshim që nuk la pa theksuar as edhe linjat e formësuara trupore, për të cilat komentohet shumë.

Përndryshe, artistja së bashku me Thon Evans kanë treguar gatishmëri për të qenë prindër së shpejti. /Telegrafi/