Këngëtarja e njohur, Nicole Scherzinger, është ndër më të dashura për audiencën e gjerë.
Ajo përmes rrjeteve sociale mban të azhurnuar miliona ndjekësit e saj, të cilët e përkrahin në mënyrë të vazhdueshme, shkruan Daily Mail.
42-vjeçarja në një postim të fundit në Instagram, ka mahnitur fansat me disa imazhe ku shihej glamuroze.
Kësaj radhe ajo zgjodhi që në veshje t’i dominonte ngjyra e bardhë, ndërsa në pjesën e krahëve ajo kishte zbukurues metali.
Në disa fotografi të tjera, Nicola padyshim që nuk la pa theksuar as edhe linjat e formësuara trupore, për të cilat komentohet shumë.
Përndryshe, artistja së bashku me Thon Evans kanë treguar gatishmëri për të qenë prindër së shpejti. /Telegrafi/