Telegrafi

Nicole Scherzinger duket e mrekullueshme gjatë një vallëzimi me lëvizje provokuese

Nicole Scherzinger (Foto: Instagram/nicolescherzinger)

Ajo kohëve të fundit ka qenë duke treguar aftësitë e saj në vallëzim në masë të madhe.

Por, Nicole Scherzinger edhe gjatë ditës së djeshme (e enjte) e ka bërë të njëjtën gjë, teksa ndau një video duke u argëtuar, shkruan Daily Mail.

42-vjeçarja përmes disa lëvizjeve atraktive ka theksuar linjat trupore, të fituara nga ushtrimet e shumta në palestër.

Këtë gjë e ka bërë me anë të një veshje leopardi, ndërsa në anën e sipërme ajo mbante vetëm sytjena të të njëjtit dizajn.

Flokët e saj të gjata e brune, kishte vendosur t’i lë të lira mbi supe, teksa për makijazh ajo kishte përdorur disa nuanca të errëta.

Më parë gjatë kësaj jave, Nicole është kthyer në Los Angeles, pas pushimeve të cilat i kaloi në Portugali me Thom Evans.

Vlen të përmendet se dyshja janë duke kaluar shumë kohë së bashku, ndërsa po aludohet se janë të gatshëm për tu bërë prindër. /Telegrafi/