Telegrafi

Nicole Scherzinger dhe Thom Evans sjellin imazhe nga Hawaii, festojnë ditëlindjen e 36-të të sportistit

Nicole dhe Thom Foto: Instagram

Çifti i njohur, Nicole Scherzinger dhe Thom Evans, tashmë janë bërë të pandashëm.

Kjo po vërehet në imazhet e publikuara nga dyshja, të cilat gjithmonë sa bëhen edhe më të shpeshta, shkruan Daily Mail.

Së fundmi ata kanë vendosur që të pushojnë në Hawaii, nga ku edhe po mbajnë të azhurnuar fansat.

Thom sot (e diel) feston ditëlindjen e 36-të, me ç’rast nuk mungoi edhe urimi unik nga artistja e njohur.

Palët u shfaqën të ulur në plazh, derisa mbrapa tyre shihej një tavolinë me pije dhe lule.

Nicole dhe Thom tashmë kanë bërë një vit nga lidhja e tyre, teksa edhe mendimi për t’u bërë prindër nuk mungon tek ta. /Telegrafi/