Site icon Telegrafi

Nicole Scherzinger dhe Thom Evans shfaqen me veshje sportive në rrugët e Los Angeles

Ata kanë qenë duke ndarë imazhe të ndryshme nga stërvitjet e ndryshme që bënin gjatë izolimit nga pandemia coronavirus.

Por, Nicole Scherzinger dhe Thom Evans nuk e kanë ndërmend të ndalen duke bërë ushtrime në palestra private, shkruan Daily Mail.

42-vjeçarja përkundër moshës është parë me linja të formësuara gjatë daljes në rrugë të Los Angeles.

Duke dalë nga një palestër, ajo është parë nën shoqërinë e të dashurit të saj, me të cilin thuhet se kanë plane për tu bërë prindër.

Fotografi ku dyshja shihen mjaft tërheqës janë realizuar nga paparacit, kurse Nicole më herët gjatë kësaj dite (e diel) kishte treguar disa mënyra se si stërvitet.

Këto padyshim i ka bërë në rrjetin social Instagram, teksa mori shuë reagime pozitive nga fansat e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version