Telegrafi

Nicole Scherzinger dhe Thom Evans shfaqen në top formë gjatë pushimeve

Që të dy punojnë shumë për të mbajtur veten e tyre në formë.

Dhe kjo gjë është vërejtur dukshëm në disa imazha që janë publikuar nga Nicole Scherzinger dhe Thom Evans, shkruan Daily Mail.

Çifti ditëve të fundit janë parë duke shijuar pushimet në Portugali, nga edhe po sjellin imazhe të shumta.

Foto: Daily Mail

42-vjeçarja në fotografitë e shpërndara u vërejt tejet e lumtur, derisa në krah kishte të dashurin e saj.

Bikinit që mbante të veshura bënin që këngëtarja të shfaq tiparet e bujshme trupore që posedon.

Foto: Daily Mail

Në anën tjetër, Thom vuri në pah fizikun e formësuar, për të cilin ushtrohet shumë në palestër.

Për dyshen ndërkaq është aluduar se kanë plane për fëmijë, gjë të cilën e ka hedhur poshtë Nicole. /Telegrafi/

Foto: Daily Mail