Telegrafi

Nicole Scherzinger dhe Thom Evans ndajnë imazhe teksa stërviten së bashku

Nicole Scherzinger dhe Thom Evans (Foto: The Sun)

Këngëtarja e njohur, Nicole Scherzinger dhe i dashuri i saj, Thom Evans po kalojnë kohë produktive së bashku.

Përpos çasteve romantike, dyshja më shumë shpenzojnë momente në palestër, duke u stërvitur, shkruan The Sun.

Në disa imazhe të publikuara në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune është parë në pozita interesante duke ushtruar.

(Foto: The Sun)

Vërehet dukshëm se çifti i njohur kanë figura të formësuara trupore, pasi edhe u përkushtohen këtyre pjesëve.

Sidoqoftë kësaj, fansat kanë aluduar me pozat e marra, që me ironi pyesnin nëse i praktikojnë të njëjtat edhe në shtrat.

(Foto: The Sun)

Ndërkaq, gjatë javës së kaluar ata janë parë në Kaliforni, duke darkuar në një vend të hapur.

Flitet se Nicole dhe Thom po planifikojnë të bëhen prindër në të ardhmen e afërt, por që ende nuk janë deklaruar personalisht. /Telegrafi/

(Foto: The Sun)