Telegrafi

Nicole Scherzinger dëshiron fëmijë me Thon Evans

Nicole Scherzinger dhe Thom Evans (Foto: The Sun)

Këngëtarja e njohur amerikane, Nicole Scherzinger, duket se është e gatshme të bëhet nënë.

Këtë e ka konfirmuar vetë 42-vjeçarja, e cila është në lidhje me sportistin e njohur, Thom Evans, shkruan The Sun.

Në një intervistë për Mirror, Nicole është shprehur e gatshme të ketë fëmijë, por ende nuk i dihet se kur do të jetë ai moment i mrekullueshëm.

(Foto: The Sun)

“Ai është i imi, mashkulli i ëndrrave. Definitivisht që dua fëmijë, në kohën e duhur”, është shprehur ajo.

Tutje artistja vazhdoi: “Është pak e vështirë ta mendosh tani pasi supozohet të kem një ‘tour’ vitin tjetër, kështu që ia lëmë kohës”.

(Foto: The Sun)

Ndërkaq, më parë gjatë këtij muaji dyshja festuan një-vjetorin e lidhjes së tyre. /Telegrafi/