Nicole Scherzinger shkaktoi një stuhi në rrjetet sociale teksa shpërndau një video provokuese duke kërcyer në plazh të shtunën.
Ish- anëtarja e “Pussycat Dolls”, 45 vjeçe, kërcen dhe qesh në një video në Instagram, duke treguar po ashtu disa lëvizje në breg përpara një muzgu të bukur.
Artistja i la pak vend imagjinatës, ndërsa tregoi figurën e lakmueshme me bikini shumëngjyrëshe dhe një pelerinë të ngjashme.
Ajo ka shkruar në postim: “A po argëtoheni këtë fundjavë? Më thuaj çfarë jeni duke bërë”.
Nicole po mbante flokët të lëshuara dhe kishte vënë vetëm një aksesor, një gjerdan të hollë ari.
Krijuesja e hitit “Don’t cha” dukej se ishte ende duke shijuar ca pushime në Florida gjatë një arratisjeje romantike me të dashurin e saj, Thom Evans.
Nicole dhe Thom filluan të takoheshin pasi ky i fundit u shfaq në “The X Factor: Celebrity” në 2019, me këngëtaren që ishte në rolin e jurisë.
Çifti shpesh ndajnë foto të tyre teksa pushojnë në vende ekzotike anë e mbanë globit.
Scherzinger vazhdon të jetë një nga femrat më atraktive dhe më të pëlqyera, përkundër se ka bërë një tërheqje nga muzika prej kohësh. /Telegrafi/