Organizata më e madhe e fëmijëve në botë, UNICEF, ka nisur një fushatë humanitare në ndihmë të fëmijëve në nevojë.
Kësaj fushate, i janë bashkëngjitur emra të shumtë të njohur, të cilët janë solidarizuar me këtë kapmpanjë.
Njëra ndër to është edhe artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, e cila për nderë të kësaj fushate, ka ndryshuar edhe emrin në llogarinë e saj në Instagram, duke e bërë “Blua Lipa”, për të përfaqësuar ngjyrën e kaltër të kampanjës.
Edhe këngëtarja e njohur, Nicole Scherzinger, së fundmi i është bashkëngjitur ndihmave të UNICEF-it.
Në ditën ndërkombëtare të fëmijë, Scherzinger ka kaluar kohë me fëmijët në nevojë, teksa këtë gjë e bëri të ditur përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social Isntagram.
Këngëtarja shfaqej mjaft e buzëqeshur dhe e solidarizuar pranë fëmijëve, duke u munduar tu transmetojë atyre sa më shumë pozitivitet dhe energji.
“Sot është dita botërore e fëmijëve dhe këtë ditë kam vendosur ta festojë së bashku me fëmijët në vende të ndryshme të botës. Jam shumë me fat që po punojë me Unicef, duke i inkurajuar zërat e së nesërmes, por ka ende shumë punë për të bërë! Këta fëmijë kanë fuqi që të ndryshojnë botën”, ka shkruar Nicole në Instagram. /Telegrafi/