Telegrafi

Nicole Kidman shfaqet me ndryshim të madh në dukjen e saj

(Foto: Instagram/nicolekidman)

Bukuroshja hollivudiane, Nicole Kidman, ka ndryshuar në mënyrë drastike dukjen e saj për rolin në serialin e ri, “Roar”.

Aktorja prej vitesh mban flokët e gjatë të dallueshëm biondë dhe për nevojat e projektit të ri është paraqitur me flokë të shkurtra dhe të ngjyrosura me të kuqe.

Rrallëkush e mban mend australianen që në fillimet e karrierës së saj kishte kaçurrela të kuqe. Tashmë 54-vjeçarja ka pranuar të rikthehet në nuancën origjinale për projektin e ri, por edhe të shfaqet me flokë të shkurtra në mënyrë drastike.

(Foto: Instagram/nicolekidman)
Lexo po ashtu Veshja e Nicole Kidman për kopertinën e Vanity Fair i ka 'tronditur' fansat

Nuk dihet nëse Nicole i ka prerë flokët dhe i ka ngjyrosur apo thjesht ka mbajtur një paruke, sepse vetëm dy javë më parë mund ta shihnim në Los Angeles për ‘Oscars’, me një dukje krejtësisht ndryshe.

(Foto: Instagram/nicolekidman)

Krahas Kidman në serialin e Apple TV+, “Roar”, do të luajnë edhe Issa Rae, Cynthia Erivo e Alison Brie. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Dukja magjepsëse e yjeve të filmit në tapetin e kuq të "Oscars 2022"