Një prej aktoreve më të njohura në botën e filmit, Nicole Kidman, ka treguar se disa prej vendimeve të momentit mund ta ndryshojnë në tërësi rrjedhën e jetës suaj.
Australiania e famshme ka një karrierë të pasur me role nga më të ndryshmet, ndërsa e ka fituar edhe çmimin më prestigjioz që u ndahet aktorëve, çmimin Oscar.
Ishte roli i Virginia Woolf në dramën “The Hours” (2002) që ia solli statujën e famshme.
Mirëpo, siç transmeton Independent, ajo ka thënë se kishte dashur të hiqte dorë nga roli që e bëri shumë të famshme.
“Ka qenë interesante, sepse isha shumë e frikësuar dhe doja të hiqja dorë, sepse në ato ditë po kaloja nëpër një periudhë shumë të vështirë të jetës sime”.
“Ndihesha krejtësisht e mposhtur dhe kisha pyetur se a kishte ndonjë mënyrë që dikush tjetër ta merrte atë rol”.
“Megjithatë, përgjigja e tyre ishte ‘jo'”, ka treguar Nicole duke shtuar se kur filloi ta portretizonte rolin e Virginias hyri tërësisht në të.
Për më shumë, Kidman ka treguar se ka dashur të heqë dorë nga aktrimi disa herë gjatë jetës, mirëpo asnjëherë nuk ka mundur ta bëjë, sepse kjo gjë e mban në jetë. /Telegrafi/