Nicole Kidman është kthyer mbrapa duke folur për martesën e saj me Tom Cruise.
Asokohe, Kidman, 53 vjeçare dhe ylli i “Top Gun”, 58 vjeçar, ishin ndër çiftet në listën e parë të Hollywoodit – dhe tani ajo ëshë rikthyer në lidhjen e tyre ndërsa filmuan në “Eyes Wide Shut” në 1999.
Kidman i tha New York Times – në një intervistë të publikuar të hënën – se ajo dhe Cruise ishin ‘martuar të lumtur’ kur u pyet nëse ajo kishte ushqyer ndonjë ‘ndjenjë negative’ në lidhje me martesën e tyre gjatë asaj kohe.
“Ne do të shkonim në gara pas atyre skenave”, kujtoi Kidman. “Do merrnim me qira një vend dhe do shkonim në gara në tre të mëngjesit. Nuk e di se çfarë të them tjetër”.
Kidman dhe Cruise birësuan dy fëmijë, Isabella, tani 27 vjeçare, dhe Connor, tani 25 vjeç, para ndarjes së tyre në 2001.
Ajo më pas bëri një hap tjetër në jetën private, duke u martuar me yllin e muzikës ‘country’, Keith Urban në 2006 dhe mirëpriti dy vajza, Sunday 12 vjeçe dhe Faith, 9 vjeçe.
Ndërkohë, Cruise kishte një vajzë tjetër, Suri, tani 14 vjeçare, nga martesa e tij gjashtë-vjeçare me Katie Holmes.
“Eyes Wide Shut” ishte një nga filmat më të famshëm të Stanley Kubrick, në të cilin punoi pak para vdekjes së tij në moshën 70 vjeçare. /Telegrafi/