Site icon Telegrafi

Nicole Kidman duket si një mbretëreshë e filmave Disney në paraqitjen e fundit

Nicole Kidman mori pjesë në premierën e filmit të saj të ri “Being the Ricardos” në Los Angeles të hënën mbrëma e veshur me një fustan të përshtatshëm për një mbretëreshë Disney.

Për këtë rast, ylli zgjodhi një fustan prej tyli pa rripa nga Armani Privé, dhe ajo dukej absolutisht mbretërore në të. Mbretërore!

Kidman e ka shoqëruar fustanin me këpucë Jimmy Choo dhe një orë Omega.

Grimi i saj ishte i thjeshtë, me buzëkuqin e kuq që rrëmbente vëmendjen. Si aksesor shtesë ajo vendosi gjerdan në qafë dhe vath të argjendtë.

“Being the Ricardos” ka një shfaqje të kufizuar teatrale më 10 dhjetor përpara se të shfaqet në Amazon Prime Video më 21 dhjetor. Nicole Kidman luan Lucille Ball në film, që eksploron marrëdhënien midis komedianes së famshme dhe bashkëshortit të saj, Desi Arnaz, të luajtur nga Javier Bardem.

Kidman tha, “Unë u dashurova me të ndërsa po lexoja skenarin. Kuptova se ajo që ajo po bënte ishte gjurmë për gratë”. /Telegrafi/

Exit mobile version