Ajo ka qenë duke shijuar një pushim të mirë në Shën Luçia me të dashurin Thom Evans.
Dhe Nicole Scherzinger ka vënë në pah fizikun e saj atraktiv derisa pozoi gjatë perëndimit të diellit në ishujt Karaibe të hënën.
Këngëtarja e “Pussy Cat Dolls”, 42 vjeçare, u shfaq tërësisht natyrale para kamerës derisa shkëlqeu në pozën e tillë.
Ndërkohë zeshkania dukej e relakasuar në një pozë tjetër kur shfaqet e shtrirë duke shijuar pamjen magjepsëse.
Ylli i “X Factor” dhe partneri i saj, Thom 35 vjeçar, shijuan një pushim të mirë edhe në Portugali për të festuar ditëlindjen e 42-të të Nicole.
Çifti kanë mbajtur të azhurnuar fansat me postime e video të ndryshme nga përditshmëria e tyre, të cilët njëherësh janë komentuar mjaft shumë.
Sipas disa aludimeve, Scherzinger është duke provuar të ketë një fëmijë me ylli e rugby.
Këngëtarja u raportua se dëshiron të nis një jetë të re me Evans dhe të zhvendosen në Londër për të jetuar.
“Askush nuk do jetë i befasuar nëse këta do njoftojnë për fëmijën e tyre në të ardhmen”, ka thënë burimi.
“Thom aktualisht jeton me vëllanë e tij dhe çifti janë duke kërkuar për një apartment kur të përfundojë izolimi”, shton më tej ai. /Telegrafi/