Gjyqtari i ndeshjes Milan-Juventus, Nicola Rizzoli ka thyer heshtjen e tij mbi vendimin për anulimin e golit të Pjanic, vendim të cilin e mori pas konsultës me bashkëpunëtorët e tij.
“Problemi është se në fushë vendimet merren mbi elementët që ke në dispozicion”, është shprehur Rizzoli.
Arbitri i njohur italian ka shtuar më tej se, gabimet ndihen pas përfundimit të ndeshjes.
Anulimi i golit të Pjanic kur rezultati ishte 0-0, hapi debat por pavarësisht kësaj Rizzoli theksoi se “koncepti i futbollit ky është” dhe se duhet vazhduar duke marrë kështu përgjegjësin e gabimit.
Për trajnerin e Milanit, Vincenzo Montella goli duhej anuluar sepse Benatia ishte në pozicion “aktiv” jashtë loje. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=1UIZbLsNiNc