Athletic Bilbao po nxiton për Nico Williamsin, lojtarin më premtues që kanë në skuadër, i cili bëri një debutim të shkëlqyeshëm për Spanjën.
Më i vogli nga vëllezërit Williams ka një kontratë që mbaron në vitin 2024 dhe klauzola e tij e lirimit është 50 milionë euro, shumë që shumë klube të mëdha duke e parë çmimet mund ta paguajnë.
Për këtë arsye, drejtuesit e klubit duhet t’i japin prioritet absolut rinovimit të Nicos nëse nuk duan që të vijë një ekip tjetër dhe të marr një nga yjet e tyre të mëdhenj.
Në rastin më se të mundshëm Luis Enrique do të thërrasë lojtarin për Kampionatin Botëror në fillim të nëntorit.
Ai u fut në lojë në minutën e 73-të, kundër Portugalisë dhe asistoi në fitoren që e dërgoi Spanjën në ‘Final Four’ të Ligës së Kombeve.
Manchester United dhe Liverpolli kishin shprehur interesim për të në këtë verë. /Telegrafi/