Site icon Telegrafi

Nico Williams mund të rinovojë me Bilbaon, do të ketë një klauzolë më të lartë se aktualja

E ardhmja e Nico Williams vazhdon të jetë e paqartë nëse do të vazhdoj me Athletic Bilbaon apo do të largohet.

Shumë skuadra janë vënë pas tij, derisa Barcelona është favoriti kryesor për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit anësorë.

PSG, Chelsea, Liverpool dhe Arsenal gjithashtu janë të interesuar për transferimin e tij, megjithatë lojtari dëshiron vetëm Barcelonën.

Lexo po ashtu Nico Williams 'merr vendim' për të ardhmen e tij që i ka habitur të gjithë

Nga ana tjetër Bilbao po i bën presion për vazhdimin e kontratës me kushte të përmirësuara, por që do të ketë edhe një klauzolë të re largimi.

Aktualisht klauzola e largimit të Nico Williams është 60 milionë euro, një shumë e përballueshme nga të gjitha klubet që e duan atë.

Lexo po ashtu Zbulohet ultimatumi që Barcelona i ka vënë Williamsit nëse dëshiron që të ndodhë transferimi

Por në rast se Nico Williams vazhdon kontratën me Bilbaon deri në vitin 2029, atëherë klauzola e re do të jetë prej 100 milionë eurove.

Barcelona nga ana tjetër i ka vënë ultimatum sulmuesit të vendos sa më shpejt për të ardhmen. /Telegrafi/

Exit mobile version