Shefi i zhvillimit të të rinjve të Manchester Unitedit, Nicky Butt ka thënë se ylli shqiptar, Adnan Januzaj, është zhgënjimi i tij më i madh si trajner i të rinjve.
Anësori sulmuesi i Real Sociedadit, Januzaj kaloi katër vjet me Djajtë e Kuq nga 2013-17, pasi fillimisht u anëtarësua në akademinë e klubit.
Megjithatë, edhe pse zhvilloi disa ndeshje me ekipin e parë, reprezentuesi belg nuk arriti të tregojë gjithë potencialin dhe të arrij majat.
‘Dështimi’ i tij si duket e ka zhgënjyer edhe shefin e të rinjve të Unitedit, Butt, i cili ka thënë se ka mbetur i zhgënjyer nga Januzaj.
“Për mua, zhgënjimi më i madh në këtë klub ishte Adnan Januzaj”, ka thënë fillimisht Butt për ESPN.
“Unë nuk mendoj se kam parë një lojtar, që nga Ryan Giggs, i cili ishte aq i mirë sa ai. Ishte i pabesueshëm”.
“Në sytë e mi ai duhet të kishte vazhduar të ishte një superyll botëror”.
“Ai ende po luan futboll profesional në Real Sociedad në Spanjë dhe ai do të ketë një karrierë të mirë”.
“Jam i sigurt që ai është një milioner dhe ai nuk do të shkojë në shtrat duke u shqetësuar për faturat që ai ka për të paguar, por ai duhet të ketë ka qenë një superyll”, përfundoi legjenda e Unitedit. /Telegrafi/