Me afrimin e shpejtë të Ditës së Shën Valentinit, një pjesë e të famshmëve kanë filluar të ndajnë pamje të të brendshmeve në Instagram.
Nga pamja e çuditshme e Kourtney Kardashian deri te fotot nga koleksioni i Rihannas Savage x Fenty – Instagram sigurisht që po nxehet tani. Dhe gjatë fundjavë, Nicki Minaj u bë e famshmja e fundit që u fut në trend.
Për të festuar publikimin e këngës së saj më të fundit “Do We Have A Problem”, në bashkëpunim me Lil Baby, Nicki ndau jo një, por dy pamje seksi nga klipi i ri.
Nëse nuk e keni parë tashmë, Nicki luan rolin e një polic të fshehtë dhe merr pjesë në një ankand ekskluziv si pjesë e një misioni.
Për këtë rast, ajo vishet me një kostume të brendshme të tejdukshme, shoqëruar me gartera të ngjashme, çizme deri te gjuri, pallton rozë prej tyli dhe një palë syze të mëdha.
Megjithatë, kjo nuk është e gjitha. Ndërsa videoja vazhdon, Nicki debuton edhe më shumë në përshtatje duke përfshirë një fustan mini me ngjyrë të gjelbër, rezulton se ajo është në të vërtetë një agjente e dyfishtë që mashtron policët.
Moda është padyshim e lezetshme në këtë video muzikore. /Telegrafi/