Nicki Minaj është një ndër reperet më të famshme amerikane që ka ngritur zërin sa herë është bërë fjala për emigrantët.
Së fundi artistja ka reaguar në lidhje me situatën e emigrantëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës treguar rrëfimin e saj kur ishte fëmijë.
Ajo pohoi se kishte ardhur e vetme në mënyrë ilegale në Amerikë në moshën pesëvjeçare dhe kishte “të zitë e ullirit” për të mbijetuar në këtë vend.
“Erdha në këtë vend si një emigrante ilegale në moshën pesëvjeçare. Nuk mund ta imagjinoj horronin e të qenit në një vend të çuditshëm dhe largimin nga prindërit në atë moshë. Kjo është kaq e frikshme për mua”, tha Minaj.
“Ju lutem ndaloni. A mund të imagjinoni panikun dhe frikën që përjetojnë këta fëmijë? Nuk e dinë nëse prindërit e tyre janë të gjallë apo të vdekur, si dhe nuk e dinë nëse do i shohin sërish”, ka shkruar ajo në një mesazh në Instagram.
Theksojmë se reperja 35-vjeçare është me origjinë nga Trinidad Tobago dhe u shpërngul në New York në vitin 1980.
Ajo u bë artiste e famshme dhe shpesh herë dhuron para për familjet e varfra dhe ndihmon personat me aftësitë e kufizuara. /Telegrafi/