Telegrafi

Nicki Minaj ‘mollë sherri’ e reperëve

Meek Mill dhe Drake që kanë performuar në disa koncerte bashkë, duket se janë grindur për shkak të dashurisë që kanë për Nicki Minaj.

Në një intervistë për Dj Semtex Drake tha “Nuk ka qenë asnjëherë fokusi im që ta mos respektoj apo ta përdor Nicki, kjo nuk është në karakterin tim.”

Nicki dhe Meek Mill kanë disa kohë që janë në lidhje së bashku, të cilët kanë krijuar dhe disa bashkëpunime të suksesshme së bashku si “Buy A Heart” dhe “All Eyes On You.”

Sipas debateve, dyshohet që ajo e ka tradhtuar rreperin Meek me Drake.

Ndryshe, Drake kohët e fundit ishte raportuar se është në lidhje me Jennifer Lopezin. Megjithëse, kishin shumë pozime së bashku, këngëtarët nuk kishin pranuar publikisht se janë në lidhje apo janë miq të mirë. /Telegrafi/