Nicki Minaj është rikthyer në Queen Radio dhe me vete ka sjellë ca befasi.
Në episodin e aprë të vitit 2019, mbretëresha lansoi dy interpretime “freestyle” përfshirë “Drip to Hard” nga Lil Baby dhe “Going Bad” nga Drake dhe ish i dashuri i asj Meek Mill.
Ajo i referohet vazhdimisht ish shokut të saj Drake dhe ish të dashurit të saj Meek Mill se si harruan konfliktin e tyre për t’u bërë miq e për të bashkëpunuar.
Nicki ditë më parë lansoi projektin “Hard Ëhite” ku u spekulua se ajo goditi rivalen Cardi B dhe Drake.
Ndërkaq, reperja pritet të fillojë në turne në gjithë Evropën me fillim nga 21 shkurti në Munich të Gjermanisë. /Telegrafi/