Telegrafi

Nick Cannon bëhet baba për herë të shtatë – katër fëmijë brenda këtij viti

Nick Cannon duket se ka për të festuar gjëra të mëdha.

Modelja Alyssa Scott – e cila konfirmoi se priste një djalë me Cannon – njoftoi të shtunën se mirëpriti foshnjën e tyre.

“Unë do të dua deri në përjetësi”, ka shkruar ajo në postimin ku shfaqet duke mbajtur në duar fëmijën e porsalindur.

Krahas postimit, Alyssa zbuloi se ka lindur saktësisht më 23 qershor.

Djali ndërkohë është fëmija i katërt i komikut amerikan në vetëm një vit.

Lexo po ashtu I njohur për romancat me Kim Kardashian e Mariah Carey – Nick Cannon është në lidhje me tri femra njëkohësisht dhe do të bëhet baba i katër fëmijëve brenda këtij viti

I njëjti më 14 qershor ka mirëpritur binjakët: Zion Mixolydian dhe Zillion Heir me Abby De La Rosa.

Nick Cannon me të dashurën (Foto: Instagram)

Për më tepër, ai mirëpriti vajzën Powerful Queen në dhjetor me Brittany Bell, me të cilën gjithashtu ndan djalin 4-vjeçar Golden “Sagon”.

Nick ka edhe binjakët 10 vjeçarë, djalin Moroccan dhe vajzën Monroe, me ish-gruan Mariah Carey, 51 vjeçe.

Martesa me Carey zgjati nga 2008-2014, por u finalizua dy vjet më vonë. Ata u takuan gjatë filmimit të videoklipit të saj për këngën “Bye Bye”.

Alyssa Scott (Foto: Instagram)

Nick njihet gjithashtu si ish-i dashuri i Kim Kardashian, gjersa çifti kanë filluar lidhjen në shtator të vitit 2006. /Telegrafi/