Site icon Telegrafi

Nice e kthen mbrapshtë Moussa Waguen te Barcelona

Nice ka konfirmuar se nuk do të shfrytëzojë të drejtën e tyre për të blerë Moussa Waguen nga Barcelona.

Skuadra franceze e kishte në huazim lojtarin për këtë edicion, mirëpo nuk kanë mbetur të kënaqur me formën e tij.

Nice e kishte opsionin që të blinte kartonin e 21-vjeçarit për dhjetë milionë euro, por që e ka kthyer atë te katalunasit.

“Moussa Wague nuk do të jetë pjesë e Nices për edicionin 2021/21. Pas fat Moussa”, thuhet në njoftimin e klubit francez.

Lojtari kishte bërë vetëm pesë paraqitje në Ligue 1, andaj nuk ka arritur të bind Nicen që të transferojë atë përfundimisht.

Sezoni në ligën franceze ka përfunduar para kohe, shkaku i coronavirusit, derisa Paris Saint-Germain është shpallu kampion. /Telegrafi/

Exit mobile version