Mediat italiane kanë raportuar se Milani dëshiron ta dërgojë M’Baye Niangun te Genoa si pjesë e marrëveshjes për Lucas Ocampos, por francezi nuk e dëshiron këtë transferim.
Sulmuesi nuk ka arritur ta gjejë formën e tij këtë edicion dhe pozita e tij në skuadër është vënë në rrezik pas arritjes së Gerard Deulofeut.
Sky ka raportuar se Rossonerët duan një marrëveshje shkëmbimi, në bazë të të cilës 22-vjeçari do të kthehej të Genoa, teksa Ocampos do të shkonte në drejtim të kundërt.
Sidoqoftë, MilanNews bën të ditur se Niang e ka refuzuar këtë ide, megjithëse largimi i tij nga San Siro mund të ndodhë deri në fund të afatit kalimtar.
Francezi është transferuar te Milani në vitin 2012 nga Caen, ndërsa ka qenë i huazuar te Montepellier dhe te Genoa. /Telegrafi/